EKSKLUZIVE/ Dafina Zeqiri deklaron ndarjen nga Dj Geek: Ishte lidhje e shkurtër, arsyeja pse i dhashë fund

Këngëtarja e famshme dhe shumë e pëlqyer shqiptare, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek prej kohësh kishin rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që i bënin njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Në ditën e të dashuruarve më 14 Shkurt, ata vendosën të ndanin me fansat një fotografi shumë të veçantë, që kishin realizuar së bashku.

Bëhej fjalë për një foto të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, me titull “Merri krejt”.

Në këtë foto dy artistët ishin shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina qëndronte me duart rreth qafës së Geek, dhe duketjsikur do t’i jepte atij një puthje.

Por pas një romance të bukur që kaluan të dy, ekskluzivisht për revistën “Story”, Dafina Zeqiri ka deklaruar sot ndarjen nga Dj. Geek. “Ishte një lidhje shumë e shkurtër, e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna, edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që, puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes, për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, tha Dafina ekskluzivisht për revistën “Story”.

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, ndërsa vitin e kaluar bënë bujë me duetin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”. Ndërkohë Dafina së fundi po dëgjohet kudo, me hit-in e saj të padiskutueshëm “Një herë në jetë”. /www.story.al