EKSKLUZIVE/ Alessio Alia: Do isha unë opinionist i “Love Island” por ja pse s’ramë dakord, për Oltin dhe Dalinën mendoj se…

Nga bota e sofistikuar e modës dje, në botën e zhurmshme të muzikës sot ish-modeli me famë botërore, Alessio Alia se bashku me titullin “djali seksi” i kopertinave botërore,  ka fituar dhe titullin “superbabai” i tre fëmijve të mrekullueshëm. 

Në kohën e modelingut thotë se ka qenë një djalë i lëvizur që nuk rrinte dot në një vend, dhe duket se dhe sot ka mbetur i njëjti por tashmë si biznesmeni i suksesshëm, që shkurton pa problem distancën mes Australisë dhe Shqipërisë.  Por këtë sezon të ri u fol se do të ishte prezent në televizionin shqiptar si opinionist i “Love Island Albania”,  një ofertë që nuk ka arritur të finalizohet. E bashkë me rrëfimin e arsyes pse s’ranë dakort për këtë format dashurie, dhe jetën si biznesmen i suksesshëm dhe menaxher i artistëve me famë botërore, në këtë intervistë për gazetaren Klotilda Harka, dhënë eksluzivisht për kopertinën e revistës “Story”, Alessio jep opinionin e tij për opinionistët e “Love Island Albania”, Olti Curri dhe Dalina Buzi.  Mes të tjerash ai jep dhe disa këshilla për çiftet që do të dashurohen me të vërtetë, dhe shumë të tjerë që do të bëjnë si të dashuruar për famë. Më poshtë keni një fragment nga intervista e Alessios, dhënë 1 ditë para prime -t të “Love Island Albania”.

Alessio, u tha se do të ishe ti opinionist i reality show-t më të ri në Shqipëri, “Love Island Albania”. Pse ky ndryshim plani?

Nuk ramë dakord për disa gjëra dhe kaq. Në jetë ka shumë momente që mund të kesh në plan për diçka dhe nuk bie dakord. Kështu që gjërat ndryshojnë dhe jeta vazhdon.  Unë u uroj “Good luck!”, dhe sa për mua ka gjëra të tjera të bukura që po afrohen!

Jeta jote i ngjason një filmi plot eksperienca, që i shkonte realisht përshtat pozicionit të opinionistit të një formati dashurie? Çfarë mendon se do sillje ndryshe?

Kam përshtypjen që televizionet shqiptare kanë nevojë të bëjnë një rifreskim, sa u përket figurave si pjesë e jurisë apo opinionistëve. “Love Island” është një format dashurie, dhe unë besoj se do të sillja një version të ri, si person me një stil jete ndryshe nga shumë opinionistë të tjerë. Por unë e thashë edhe më sipër, që në këto raste ndodh të mos biem dakord për shumë gjëra, e kjo s’do t thotë që ata që do shkojnë opinionistë në këtë program nuk janë të zotë.

E tashmë kanë dalë emrat e dy opinionistëve që mund të shohim në prime-n e “Love Island Albania””, Olti Curri dhe Dalina Buzi.  Opinioni yt për dy opinionistët e njohur?

Oltin e njoh ndër vite dhe është shumë i aftë për atë që bën. Për Dalinën nuk kam shumë informacion, por me siguri të dy do bëjnë show më shumë se konkurrentët.

Dhe meqë jemi tek konkurrentët. A ke një këshillë paraprake për çiftet që s’bëjnë dot diferencën e pasionit kalimtar nga dashuria e vërtetë?

Këshilla është shumë e thjeshtë. Aty është një lojë ku ka raste që shumë çifte dashurohen me të vërtetë, dhe shumë të tjerë bëjnë si të dashuruar. Në opinionin tim çdo çift aty duhet të jetë vetvetja, pa asnjë presion dhe kaq!  Enjoy the show beautiful people, that’s all! /www.story.al