Einxhel Shkira tha se Donaldi nuk e ka paguar as atë, reagon Marjana Kondi (foto)

Einxhel dhe Donald kishin një debat të ashpër mbrëmë me njëri-tjetrin. E gjitha ndodhi gjatë transmetimit live të spektaklit të mbrëmshëm duke i hedhur akuza njëri-tjetrit.

Einxhel e akuzoi Donaldin dhe vëllain e tij binjak, Romeon se e kanë hequr nga puna duke shtuar se nuk e kanë paguar për punën që ajo ka bërë.

Ndërkohë, një reagim e ka bërë aktorja e madhe, Marjana Kondi, të cilën e përmendi Einxhel duke u deklaruar se ajo është e njoftuar për gjithçka.

Kondi ka ndarë një imazh në storyn e saj në Instagram duke shkruar se ka mbetur pa fjalë pas debatit mes ish-kolegëve të saj.

Komenti i Einxhel se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre ka sjellë një debat të ashpër brenda shtëpisë së famshme.

Donaldi i quajti të ulëta fjalët e saj ndërsa debati degradoi më tej duke kaluar në personale. Ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë që nuk ka përfunduar mirë.

Einxhel shpërtheu ndaj tyre duke thënë se kishte bërë një aksident dhe se e kishin hequr nga puna. Donaldi tregoi anën e tij të historisë duke thënë se Einxhel nuk e merrte seriozisht punën.