Einxhel Shkira heq dorë nga futbollistët: Tani shoh shumë policë simpatikë në qytet

Prezantuesja e një emisioni sportiv, Einxhel Shkira duket se pas “fiksimit” të saj për futbollistët, tani tërhiqet më tepër nga meshkujt policë.

Në një intervistë me “Shqipëria live”, ajo e pyetur se cilët profesione kanë meshkujt më simpatikë tha:

“Ua po ke plot djem simpatikë mo, në botën e muzikës ka simpatikë, në bankë ke, policia ka simpatikë”.

Cili sektor të rezulton me më simpatikët?

“Së fundmi kam parë shumë policë simpatikë nëpër qytet, djem të rinj dhe më pëlqen ky trend që kemi ikur pak nga ajo gjenerata e xhaxhi policit”, tha Shkira.

“Mua më pëlqen sporti, më pëlqejnë njerëzit sportiv, si unë e cdo femër tjetër të rralla janë femrat që pëlqejnë meshkujt me bark të madh por që një mashkull me fizik të mirë është i pëlqeyeshem për cdo femër”.

“E mendova që nuk duhet të kishim ndenjur ballë për ballë se mos bënim masë bashkë”, iu drejtua moderatorit në studio, ndërsa Erjona Rusi i tha:

Shiko më duket se ti bën masë me futbollistët jo me moderatorët.

Einxhel iu përgjigj: Unë me futbollistët jo, por nëse janë futbollistët ata që shkojnë pas vazjave të bukura po ta llogarisësh raportin besoj një vajzë e bukur e ngacmon një ekip i tërë kurse një vajzë nuk besoj se ngacmon gjithë ekipin.

Kujtojmë që bukuroshja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me botën e futbollit, ku në të shkuarën nuk kanë munguar romancat e saj me futbollistë.

Pas lidhjes me lojtarin e kombëtares Bekim Balaj, modelja u bë protagoniste e një historie dashurie “virtuale” me mesfushorin e Juventusit, Emre Xhan. Bukuroshja e shprehu hapur pëlqimin e saj për lojtarin me origjinë turke, duke i kushtuar postime të shumta në “Instagram”.