Einxhel flet për mëmësinë dhe rikthimin në ekran: “Unë do të jem gati, nëse ekrani është gati”

Sot në Anabel u bëmë pak nostalgjikë dhe publikuam në postim, ku shprehëm dëshirën që Einxhel Shkira të rikthehet në ekran. Moderatorja, na dha një përgjigje të hollësishme, ku na tregoi detaje për mëmësinë dhe një rikthim të mundshëm në ekran.

Einxhel komentoi: “Edhe pak e do shihemi”.

Dhe përmes një postimi në Instastory tregoi detaje nga roli i saj si nënë dhe rikthimit në ekran.

“Ekrani im tashmë është më i madh se katrori i vogël plot drita e ngjyra. Ekrani im tashmë është shumëdimensional e më i madh se vetë bota. Trev është ekrani i jetës sime, që i dha ngjyra dhe dritë gjithë qenies sime”, u shpreh Einxhel.

Më tej, vijoi:

“I kisha premtuar vetes dhe Zotit se nëse një ditë do të më falte privilegjin të bëhesha nënë, do e ktheja fëmijën tim në epiqendrën e gjithçkaje dhe Zoti deshi që unë të lumturohem dhe të përmbush premtimin tim! (Jam) krenare për veten, familjen dhe jetën që kam ndërtuar gjatë kësaj kohe që kam qëndruar larg ekranit të vogël, por e di që do i bëja shumë krenarë nëse vazhdoj të përmbush dhe premtime të tjera, si ato që kam kundrejt atyre që më duan dhe më vlerësojnë…”.

Einxhel foli për rithimin në ekran dhe u shpreh:

“Prandaj, sapo Trev të mund të hedhë hapat e tij të parë, unë do të jem gati, nëse ekrani i vogël do të jetë gati për këtë Einxhel të re, por më të vjetër, e cila ka mësuar në këto dy vjet më shumë sesa në 31 të tjerat dhe është më e fortë nga çfarë e njihte veten se ishte!”.

Ajo e përmbylli shkrimin me një falenderim për median e Anabel dhe njerëzit që i shtrojnë të njëjtën pyetje çdo ditë.

Siç e kemi thënë dhe në postim, ne jemi gati dhe e mirëpresim Einxhel kurdo kur të jetë momenti i duhur për të.

Anabelmagazine