Efi, banorëve: “Kjo që po bëni me Luizin nuk është njerëzore, e gjithë kjo që po bëni është gabim”

Efi ka debatuar me banorët e shtëpisë në lidhje me temën e Luizit. Ajo është shprehur se pas sjelljes së tyre mbrëmjen e djeshme i është dukur sikur në shtëpi “nuk ka njerëz” pasi nuk i ka pëlqyer se si iu kundërvunë të gjithë Luizit.

Olta: Mos u merr me gjëra që nuk të takojnë.

Efi: Jo mua më takon të shoh që s’ka njerëz këtu. Kaq.

Olta: Si?

Efi: Në atë moment m’u duk sikur nuk kishte njerzllik!

Dea: Na bëri për ujë të ftohtë sot e në fund gënjeu.

Efi: Ai të bëjë si të dojë, unë nuk po them që ai ka të drejtë, po them që cdo njeri e ka një arsye. Per mua e gjithe kjo qe po beni ketu eshte gabim.

Efi i doli në krah Luizit mbrëmjen e djeshme në prime dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi gjatë një bisede me Ronaldon.

Sipas saj, Luizi e ka një arsye për rrëfimin e tij. “Ai qesh gjithë kohës. Vetëm bën shaka dhe kaq aq luhatje emocionesh, një ditë është shumë i qeshur, një ditë bie komplet.

Ça është ai njeri? I karikuar me karikues është ai? Që nuk fiket asnjëherë…nuk ka ndjenja ai njeri? Unë të betohem, nuk po i jap të drejtë, ajo është gabim, por që ka një arsye për mua e ka dhe unë do pres. Edhe në fund nëse nuk do këtë asgjë, thjesht do shkojë në punën e vet dhe mua nuk më intereson”, është shprehur ajo.