Eduart Grishaj i tregon Xhemi Xhehut për njerëzit që do më shumë/A është Arbana në krye të listës?

Siç mund ta keni parë nëpërmjet Instagramit, Eduart Grishaj së bashku me stafin e tij ndodhen në Malësi të Madhe ku regjisori po xhiron skenat e filmit të tij me titull “Gjyshja” ku me sa kemi parë rol kryesor do të luajë aktorja Ema Andrea. Për të ndihmuar në këtë projekt, Arbana Osmani ka udhëtuar gjithashtu në veri të Shqipërisë për të qenë e pranishme në sheshxhirim pranë personit të saj të zemrës. Ndërkohë në një nga fotot që Eduarti ka postuar, Xhemi Shehu, mikesha më e ngushtë e Arbanës e pyet se kur do të kthehet në Tiranë dhe përgjigja e tij është kjo; Hmm…”njerëzit që dua më shumë”, kjo po që na pëlqeu me siguri edhe Arbanës, shkruan Faxnews. Fansat ende po kërkojnë një konfirmim të fundit nga vetë dyshja për romancën e tyre por të shohim nëse kjo do të ndodhë tani afër apo jo.