Edicioni i katërt i Think Tech u zhvillua në një maratonë dy-ditore eventesh

Për të katërtin vit radhazi, në dy ditët e fundit të marsit, u organizuan “Hackathon” dhe “Think Tech”, evente që tashmë, janë kthyer në traditë, me qëllimin për të motivuar dhe sjellëmundësi fantastike për të rinjtë.

Forumi i Think Tech është themeluar nga z. Erion Isufi, CEO iLandmark Communications & Technologies, me mbështetjene partnerëve: Sisal, Moveo, Genomes, One Telecommunications, ProCredit Bank Albania, Beta Plan Coding Bootcamp” dhe UniversitetiEpoka.

Më 30 mars u organizua “Hackathon”, edicioni i dytë, i cili iparapriu konferencës teknologjike, “Think Tech”. Këtë vit, “Think Tech Hackathon” solli një temë mjaft interesante dheinovative, si “Smart Solutions”, ku garonin 6 skuadra përçmimin e madh prej 1,000 eurosh.

Ideja e cila ia doli të fitonte simpatinë e jurisë, me një diferencëshumë të vogël pikësh, ishte “Mask Detection”, frymëzuar nga pandemia e Covid-19, si një risi, e cila mund të përdoret nëqendra të mëdha tregtare apo aeroporte për personat të cilëtmbajnë ose jo maskën.

Juria përbëhej nga z. Antonio Quattrocchi, Drejtor i ICT Lab për Sisal Albania, i cili ishte dhe kryetari i juries; znj. Juliana Lula, Drejtore e Teknologjisë për Moveo Albania Technology, dhe znj. Orieta Vashko, Menaxhere Projektesh për Landmark Technologies.

Ndërsa më 31 mars, u mbajt konferenca e katërt teknologjike“Think Tech”, me dy panele të përbërë nga ekspertë të fushës sëteknologjisë dhe jo vetëm, të cilët ndanë përvojat e tyre se si“Web 3” (tema e diskutimit për këtë vit), ndikon nëpërditshmërinë e tyre.

Nën moderimin e znj. Wendy Morava, “Think Tech” u kujdesqë të shërbente sërish si një dritare informacioni për të rinjtë, duke prekur tema të ndryshme si: web 3, bitcoin, 5G, e-banking, gjenetikë, arkitekturë, etj.

Të gjithë folësit shpjeguan se si është integruar zhvillimi i web 3 në punët e tyre, duke nxjerrë në pah avantazhet dhedisavantazhet që zhvillimi i teknologjisë sjell për ta.

Teknologjia ka ndryshuar rrënjësisht jetën tonë, mënyrën se si ne konceptojmë, qasjet tona ndaj sferave ndryshme dhe mbi gjitha është katalizatori i rëndësishëm ka avancuarnjerëzimin. Me çdo gjë është e mundur, çdo mendim i ynimund bëhet realitet, pa u kufizuar, ndaj është koha ndikojmë pozitivisht karrierën dhe jetën e rinjve shqiptarëdhe kjo, përmes “Think Tech” dhe forumeve tilla, nevojshme dhe dobishme për gjithë.

Forumi u mbyll me premtimin e z. Erion Isufi, i cili vazhdonpërpjekjet për përmirësimin e të ardhmes së të rinjve, se edicionii ardhshëm i “Think Tech” do të mbahet në Kosovë.