Edi Rama vendos burrin e ish-gruas në vend të Sandër Lleshajt, statusi i Olti Currit kunjë për ndërmjetësen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot emrin e ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Rama ka zgjedhur të vendosë në krye të kësaj ministrie, Bledi Çuçin. Ky i fundit do lërë ministrinë e Bujqësisë, dhe në vend të tij do emërohet ministre, Milva Ekonomi.

E ndërkohë që Rama ka njoftuar se do të dërgojë emrin e Çuçit për dekretim nga Presidenti Ilir Meta, blogeri i njohur Olti Curri ka goditur swrish me postimin e tij, në lidhje me pasuesin e Lleshaj.

“Urime Bledi Çuçit për detyrën si Minister i Brendshëm…Eeeee mi Delina mi ustalleshe, kushedi ça pozicionesh ke dit që para 30 vjetëve, qe nde nuk jane harru. Respekt”, shkruan Olti në statusin e tij.

Kuptohet që fjala është për Delina Ficon, e prezantuar në publik si aktiviste e shoqërisë civile, e cila në vitet ‘90-të ka qenë partnerja e Edi Rames, dhe aktualisht bashkëjeton me vartësin e tij, Bledi Çuçin./www.story.al