Ed Sheeran fotografohet për herë të parë me vajzën e tij (FOTO)

Këngëtari Ed Sheeran është fotografuar për herë të parë me vajzën e tij të porsalindur.

Këngëtari u fotografua nga paparacët teksa shëtiste në mëngjes në Londër.Ed ishte veshur me xhinse të zeza dhe xhaketë lëkure.

Në njërën dorë mbante vajzën e tij teksa në anën tjetër mbante edhe një shishe me ujë.

Përmes rrjetit të tyre social instagram, cifti njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tyre në fillim të shtatorit pasi mbajtën sekret shtatzëninë e Cherryt deri disa javë para lindjes së Lyrës.