Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seabron janë bërë prindër për herë të dytë. Ishte vetë këngëtari që njoftoi në Instagram se ai dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, mirëpritën një vajzë tjetër.

Sheeran publikoi një foto të një palë çorapeve të bardha në një batanije ngjyrë kafe dhe shkroi: “Dua t’ju njoftoj të gjithëve se mirëpritëm edhe një tjetër vajzë të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të dhe tejet të lumtur që jemi bërë një familje prej 4 personash”.

Çifti janë prindër edhe të një vajze 1-vjeçare Lyra Antarctica.

Sheeran dhe Seaborn u njohën në vitin 2015. Ata u martuan në janar të vitit 2019.