E trishtë! Aktori i njohur ndërron jetë një javë pas babait të tij, shuhet në moshën 25-vjeçare

Ka ndërruar jetë të hënën ylli i “Euphoria” Angus Cloud, në moshën 25-vjeçare.

“Me zemrën të lënduar na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu tonë sot. Si një artist, një mik, një vëlla dhe një djalë, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra,” tha familja e tij në një deklaratë.

Aktori, i njohur më së shumti për rolin e tregtarit të drogës Fezco në serialin e HBO, vdiq në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni, raporton TMZ.

Në deklaatë thuhet se Cloud vdiq një javë pasi i ati kishte ndërruar jetë.

“Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe luftoi intensivisht me këtë humbje,”.

“I vetmi ngushëllim që kemi është se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë. Angus ishte i hapur për betejën e tij me shëndetin mendor dhe ne shpresojmë që vdekja e tij mund të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë këtë vetë në heshtje,” thuhej në deklaratë.

Sipas TMZ, policia iu përgjigj një telefonate nga nëna e Cloud të hënën në mëngjes pasi ajo dyshoi për një “mbidozë të mundshme” dhe tha se djali i saj nuk kishte puls.

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur për momentin.

Një burim tregon për PageSix se ylli i “Euphoria” kishte qenë duke luftuar me mendime të rënda vetëvrasëse pasi u kthye nga Irlanda, ku ishte varrosur babai i tij. Ai kishte qëndruar me familjen e tij ndërsa po përballej me pikëllimin e tij.

Cloud do të mbahet mend për rolin e tij të parë si Fezco në dramën e adoleshentëve “Euphoria”, në të cilën ai luajti për dy sezone.

/5pyetjet.al