E “tradhtoi” me shoqen e re, Arbana takohet me Xhemin dhe s’ja lë mangët

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu prej kohësh nuk ishin parë bashkë dhe ndjekësve u kishte rënë në sy ky detaj.

Pak ditë më parë ato pyetën Arbanën pse e ka lënë Xhemin pas dore dhe moderatorja tregoi se ajo kishte shkuar në Milano me një shoqe të re.

“Xhemi është momentalisht në Milano, me një shoqe të re, shopping dhe dining nëpër vendet ku do të shkonim bashkë… kush ka lënë pas dore kë”– ishte përgjigja e Arbanës.

Ndërkohë Xhemi shkroi: “Pasojat e të lënit pas dore janë këto”.

Por tani Xhemi është rikthyer në Shqipëri dhe shoqet e ngushta janë takuar. Arbana postoi një foto në Instagram krah Xhemit dhe nuk ia la mangët pa ja thënë dy fjalë pas udhëtimit me shoqen tjetër. “E paska lënë pa ngrënë ajo tjetra”, shkruan Arbana duke shkaktuar të qeshura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)