E rrallë: zgjohet pa kujtesë të 20 viteve të fundit, s’njeh gruan dhe as vajzën!

Duket si ngjarje që mund të ketë dalë nga ndonjë film, por kjo i ndodhi vërtet 37-vjeçarit Daniel Porter.

Në muajin korrik 2020, Danieli u zgjua pranë gruas së tij vetëm për të kuptuar se ai nuk ia kishte idenë se ku ishte; ose kush ishte pranë tij.

Në atë që duhet të ketë qenë një sprovë e tmerrshme, gruaja Ruth, 37 vjeçe, duhej ta bindte atë se ajo ishte në fakt gruaja e tij dhe se ai nuk ishte rrëmbyer.

Çifti në Teksas kishte nevojë për ndihmën e prindërve të Danielit, pasi ky i fundit mund t’i mbante mend vetëm ata!

Megjithatë, ai nuk e kujtonte as vajzën e tij Libby-n, e cila është në moshën 10-vjeçare.

Daniel u zgjua duke besuar se ishte në vitet 90-të dhe duhej të ishte gati për shkollë…

Gjithçka ndodhi për shkak të një çrregullimi truri. Në një çast, 20 vjet kujtime ishin zhdukur.

Edhe pse tani ai është duke punuar për të rindërtuar kujtimet e tij, Daniel ende nuk mban në mend asgjë midis vitit 2000 dhe 2020.

Ai nuk kujtonte as ditën e tij të dasmës dhe lindjen e Libby-t.

“Ai u zgjua një mëngjes dhe thjesht nuk e kishte idenë se kush isha dhe ku ishte. Ai ishte shumë i hutuar”, deklaroi Ruth.

“Unë mund të shihja atë duke kërkuar një rrugë shpëtimi”, thotë ajo. “Për fat, ne ishim në fermën e prindërve të tij që ata mund ta konfirmonin se unë isha gruaja e tij.

Ai u besoi atyre, por nuk ia kishte idenë se kishte një vajzë dhe kishte frikë nga qentë tanë”, u shpreh Ruth.

Pasi e çuan në spital, u kuptua se Daniel kishte pësuar Amnesia Kalimtare Globale, që është një ndërprerje e papritur, e përkohshme e kujtesës afatshkurtër.

Çiftit i kanë thënë se ata duhet të prisnin që atij mund t’i kthehej kujtesa brenda 24 orëve, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi.