E pyesin për Elvana Gjatën, përgjigjia e Dua Lipës do t’ju habisë

Ajo është një nga artistet më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare në botë. Këngëtarja Dua Lipa ka performuar së fundmi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival” në Manhattan.

Ajo, në një intervistë për një revistë prestigjoze, ndër të tjera u shpreh se ç’është liria për të.

“Të marr vendime për të drejtat e mia. Të jem në gjendje të vendos çfarë bëj me trupin tim, me zgjedhjet e mia, me opinionet që unë kam. Liria për mua është të mbështesim njëra tjetrën dhe të lëmë që secili të thotë atë që mendon.”, u shpreh Dua.

Këngëtarja tha gjithashtu se ai që e frymëzon më shumë është babai i saj, Dukagjin Lipa.

Dikush nga publiku ka përmendur edhe emrin e këngëtares shqiptare Elvana Gjata dhe duket se Dua jo vetëm që e njeh, por edhe ka simpati për të.

“Po, Elvana gjithashtu është shumë e mirë”, u shpreh artistja.