E pyesin a dëshiron të ketë fëmijë, ja si përgjigjet Afërdita Dreshaj

Këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj është martuar më 29 qershor të këtij viti me hokeistin çek, Jakub Kindl. Afërdita po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat e saj fotografi të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj, ndërsa sot ka shfrytëzuar opsionin pyetje-përgjigje në Instagram për të qenë sa më afër fansave të saj, shkruan rtv21.tv. E pyetur se a dëshiron të ketë fëmijë së shpejti, Afërdita ka thënë “Po dua!!”. Ndërsa rreth pyetjeve të shumta se kur do të sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, Afërdita ka thënë se diçka e re po vjen.