E publikon për herë të parë! Djali i këngëtares Poni qenka si yll kinemaje!

Pasi ka përmbyllur impenjimet e ngjeshura të stinës së verës, si shumë artistë të tjerë, edhe këngëtarja e muzikës popullore Poni ka zgjedhur muajin shtator për të pushuar dhe për t’ju dedikuar familjes.

E njohur për rreptësinë me të cilën e ruan jetën private, një postim i fundit i këngëtares në llogarinë e saj në instagram, çuditi por dhe gëzoi pa masë ndjekësit dhe dashamirësit e saj.

Teksa ndodhet në Puglia të Italisë me pushime, duket se mami Poni nuk i rezistoi dot tundimit për të ndarë për herë të parë me publikun një foto të djalit të saj Frenki, që tashmë është në moshën e adoleshencës.

Mam e bir, ulur në një tavolinë buzë të detit të Puglias, kanë shkrepur këtë foto, për të cilën këngëtarja si asnjëherë tjetër u tregua bujare për ta ndarë me të gjithë.

Frenki, i cili është 13 vjeç duket se ka marrë nga genet e bukura të mamit, portreti i të cilit nuk ka asgjë më pak se një yll kinemaje. Nuk e dimë se ç’ëndrra ka Frenki për të ardhmen, por tiparet e theksuara zeshkane dhe linjat e mprehta të fytyrës do ta bënim atë me siguri zgjedhjen e parë të çdo agjensie modelingu.

Frenki erdhi në jetë 13 vite më parë në një klinikë të njohur në Europë dhe është frut i marëdhënies së këngëtares Poni me partnerin, për të cilin ajo nuk ka preferuar kurrë të japi detaje.

Bordo