“E paske mbyt Photoshopin”, ndjekësit “kryqëzojnë” Ledjanën në postimin e fundit

Ledjana Prenga është një nga konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen”, për shkak të raportit të saj me Mevlanin, por jo vetëm. Me hyrjen e saj në program, teleshikuesit e akuzuan bukuroshen brune për operacione plastike, të cilat ajo i mohoi në një nga puntatat e emisionit.Ledjana është “kryqëzuar” sërish nga ndjekësit për pamjen e saj, këtë herë jo për ndërhyrje kirurgjikale por për Photoshop.

Në postimin e fundit, konkurrentja ka marrë “rebesh” komentesh negative që e akuzonin për përdorim të tepruar të programit të rregullimit të fotove.

“E paske mbyt Photoshopin-n,” shkruan një ndjekës.

“Photoshop level 500,” komenton një tjetër.

Duhet theksuar se Ledjana është një nga vajzat më tërheqëse të “Për’puthen” dhe padyshim që nuk ka nevojë të përdorë Photoshop.