E pabesueshme! Enrique Iglesias e ka zemrën në anën e djathtë

Çdo informacion që del në dritë për këngëtarin Enrique Iglesias përbën lajm.

Dhe këtë herë janë informacione që vijnë nga jeta e tij private dhe i referohen gjendjes së tij shëndetësore.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë koncertit të fundit këngëtari spanjoll u largua nga skena para miliona fansave të mbledhur për të parë përformancën e tij për shkak të një problemi shëndetësor.

Ai është diagnostikuar me sëmundjen Situs Inversus e cila përshkruan rastin ku në trupin e njeriut të gjitha organet ndodhen në anën e kundërt, për shembull shpretka ndodhet te ana e mëlçisë dhe mëlçia në anën e shpretkës ose zemra ndodhet në anën e djathtë, etj.

Kjo anomali prek një person në çdo 20,000 njerëz në botë dhe është gjenetike.

Problemet shëndetësore kanë bërë që këngëtari të mos jetë në gjendje të përgatitet për turneun e tij.

Enrique Iglesias aktualisht është duke u përgatitur për ‘The Trilogy Tour’, një seri koncertesh që do ta çojnë atë në shumë vende të botës së bashku me Ricky Martin dhe reperin Pitbull dhe ky turne do të fillojë në Tetor të këtij viti.

Klan News