E motra i nxjerr sekretet Atdheut. Tregon femrat që i pëlqejnë

Pasditen e djeshme Atdheu ka qenë i ftuar në Ftesë në 5, ku ka folur për kauzën që ndërmori me prerjen e flokëve.

Por sigurisht biseda nuk ka ngelur me kaq dhe ai ka marrë një letër nga e motra, ku veç se shprehej krenare për të ka treguar dhe vajzat që i pëlqejnë Atdheut.

“Janë shumë që e adhurojnë atë, por mesa sa di unë Atdheu ka merak brunet, vajzat e qeshura me flokë të gjata. Shpirtin ta kenë të bukur, pse jo dhe pamjen fizike. Do ishin një dyshe e përkryer. Dy brunë si çift. Por ai e di më mirë! Motra vetëm më të mirën i uron. Duaj! Adhuro! Mos lëndo! Femra ideale do jetë e lumtur me të!”– ka përfunduar ajo.