E mbështeti gjatë gjithë kohës, Ermiona Lekbello shfaqet papritur kundër Luizit: Tani nuk kthen as mesazh

Pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP janë rregulluar raporte jo të mira që banorët i kanë pasur me njëri tjetrin brenda shtëpisë por ka ndodhur edhe e anasjellta. Banorë të cilët brenda kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, jashtë nuk janë më njësoj me njëri-tjetrin.

Kështu duket se ka ndodhur edhe me Ermiona Lekbellon dhe Luiz Ejllin. Ermiona ishte një prej lojtareve të vërteta që e mbështeti këngëtarin në çdo situatë jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.

Ajo shprehej gjithmonë që dëshironte ta shikonte Luizin fitues dhe ishte e lumtur që kishte fituar një mik të mirë.

Mirëpo, respekti dhe konsiderata nuk duken reciproke nga ana e Luizit, që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Sipas Ermionës, ai nuk u ka kthyer përgjigje as mesazheve të urimit.

Kjo gjë e ka mërzitur pak ish-banoren e BBVIP, që në TikTok ka publikuar një video ku thotë:

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobus. Ça ka Luizi? Po Luizi ça ka? Po këtej do vish o Luizi, ke shtëpia e vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe këtej do e sjellësh kokën”.

B.V/Shqiptarja.com