E mbani mend Sindin e Përputhen? Tashmë do të prezantojë një program dashurie

Ish konkurrentja e Për’puthen, Sindi Loci është ende beqare por po mendon të bëjë emision njësoj si Olsa Muhameti dhe Bora Zemani.

Në një intervistë për “N’Kosovë Show”, Sindi tha se është shpërngulur në Prishtinë së bashku me motrën e saj të madhe dhe njerëzit i duken më të ngrohtë.

Sa për meshkujt tha se janë më të sjellshëm dhe xhentil. Përvec kësaj, qëndrimi i saj në Kosovë është kuptuar nga fotografitë në Instagram por arsyeja e largimit nga Tirana është një projekt i ri.

Duke qene se ajo vete ka qenë pjesë e një programi dating, ka menduar të bëjë vetë një program të tillë në Kosovë të cilin do t’a moderojë vetë.

Kujtojmë se Sindi u bë e njohur pasi mori pjesë në programin e dashurisë duke treguar se ishte e v**gjër dhe nuk kishte pasur asnjëherë të dashur.

Sindi është një nga konkurrentet e Përputhen 2 që përflitet akoma dhe fama e marrë nga ky program duket se vazhdon ende.