E mbani mend grupin “Ritmi i Rrugës”? Capital T bën surprizën e bukur për të gjithë fansat

Reperi shumë i dashur nga publiku, Trim Ademi, i njohur si Capital T ka publikuar së fundmi, albumin e tij të titulluar “HeartBroken Kids”.

Rreth një orë më parë, ai i ka befasuar të gjithë, pasi ka rikthyer një nga hitet më të mëdha shqiptare, që e kanë pëlqyer të gjithë.

Bëhet fjalë për këngën “Përjetësisht” të grupit legjendar Ritmi i Rrugës. Madje, Capital ka publikuar edhe një pjesë të vogël të videoklipit, duke paralajmëruar se e plota do të lancohet më datën 22.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Kjo këngë është vërtetë prekëse, pasi i dedikohet atyre që e kanë humbur dikë në jetë. Ndryshe, këngët e Ritmit të Rrugës janë ende të dëgjuara edhe në ditët e sotme.

Kujtojmë se grupi “Ritmi i Rrugës” ka qenë shumë i pëlqyer në fillim të viteve 2000, hitet e tyre kanë lenë shenjë dhe këndohen ende sot.

Memli Krasniqi, një nga dy djemtë e grupit ka hequr dorë nga muzika dhe prej kohësh i është futur politikës, tani mban postin e kryetarit të PDK-së në Kosovë, ndërsa për djalin tjetër nuk dihet gjë me se merret.