E mbani mend Crazy Girl? Ja ku gjendet sot reperja e parë shqiptare dhe si ka ndryshuar jeta e saj

Një nga hitet më të famshme të G Banit ka qenë bashkëpunimi me Crazy Girl, Të Dua.

Ai tregoi për të gjithë fansat se ku ndodhet Crazy Girl tani dhe tha se po pret momentin që të kthehet sërish në tregun e muzikës shqiptare.

“Crazy është me pushime në Evia, është në zonën e Atikës në Greqi. Është me tre fëmijë, e martuar me një mikun tonë vlonjat. Është shumë mirë, ka dëshirë të bëjë gjëra për tregun e Shqipërisë, kemi materiale.

Thjesht pret momentin. Të rikthehet për të qenë e para e repit shqiptar nuk besoj se e dëshiron sepse do ishte egoizëm. Por që të ekzistojë për njerëz që e duan ka vend sepse na duan,” tha ai.