E mbajti sekret, aktori i famshëm Richard Gere bëhet baba për herë të tretë në moshën 70 vjeçare

Richard Gere dhe gruan e tij Alejandra Silva kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Aktori 70 vjeçar e mbajti të fshehtë lajmin, por mediat raportojnë se ai dhe aktivisja spanjolle po qëndrojnë në fermën e tyre në Pound pas lindjes së djalit.

Ky është fëmija i dytë për çiftin pasi mirëpritën në jetë djalin Aleksander, në fillim të vitit të kaluar.

Në nëntor të vitit të kaluar u përhapën lajmet se Silva ishte sërish shtatzënë.

Aktori gjithashtu ka edhe një djalë 20 vjeçar Homer me ish-gruan Carey Lowell ndërsa Alejandra ka një djalë 7-vjeçar me ish-burrin Govind Friedland.

Richard dhe 37 vjeçarja u martuan në vitin 2018.

Panorama Plus