E keni menduar ndonjëherë se ç’bën Arditi kur ‘E diela shqiptare’ del në publicitet? Ja shikoni këtë videon

E keni çuar ndonjëherë nëpër mend se çfarë ndodh kur ‘E diela shqiptare’ del ne publicitet? Jua ka treguar Arditi me videon e fundit në llogarinë e tij.

“Kur regjisore Silvi numëron sekondat 8, 7, 6, 5 gjatë publicitetit se do dalim live në Telebingo dhe pirunin nuk e lëshoj deri në fund”, ka shkruar modeeratori në videon ku duket se deri në sekondat e fundit ka rezistuar duke vazhduar të hajë tortën e shijshme që i është servirur. E pas këtij momenti ka mjaftuar një vrap i shpejtë që Arditi të gjendet aty ku të gjithë teleshikuesit janë mësuar ta shohin.

Ç’të themi? Në fakt, kur e mendon, të gjithë e kemi kaq të vështirë t’i rezistojmë ëmbëlsirave, sidomos në orar pune kur tundimi shtohet nga lodhja./revistawho.com