E dëgjuat çfarë i tha Einxhel Dagz-it para se të linte shtëpinë e BBV?

Xheisara ishte e eliminuara e parë për sonte. Nga zinxhiri i shpëtimit që e nisi Beatrix, të fundit mbetën Eixhel dhe Dj Dagz.

Nga televotimi i dytë sipas votave të publikut, ishte Dj Dagz ai që u largua nga BBV. Televotimi i cili zgjati vetëm pak minuta,

Dagz ishte ai i cili kishte marrë më pak vota, duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP. Një pjesë e banorëve shpërthyen në lot, Einxhel ishte ajo e cila e përjetoi më keq gjithë këtë eleminim.

Derisa po përshëndeteshin në fund, Einxhel Shkira i shprehu dashurinë e madhe që ka për Dagz, me të cilin kishin disa javë që po shijonin romancën e dashurisë.

“Të dua shumë”, ishin fjalët e Einxhel derisa i dha përqafimin e fundit Dj Dagzit. Ndërkohë Donaldi dhe Beatrix nuk i mbajtën dot lotët.

Ndoshta dyshje ndihet fajtore, sidomos Triksa, që nuk e zgjodhi emrin e tij, por zgjodhi të shpëtonte Egzonën, kjo e fundit Donaldin.