E dashura e re e Kanye West qenka njëfarë ylli!

Kanye West ka finalizuar divorcin nga Kim Kardashian dhe po shijon romancën e re me modelen braziliane Juliana Nalu. Reperi 45-vjeçar është fotografuar duke e çuar 24-vjeçaren për darka në disa nga restorantet më të njohura të Los Angelos. Së fundmi çifti shijoi një mbrëmje në Beverly Hills, ku Juliana u pa me dy trëndafila të kuq që mesa duket ia kishte dhuruar Kanye.

Juliana është nga Rio De Janeiro dhe është marrë me modeling që nga adoleshenca e saj. Kur ishte 18 vjeç ajo u zgjodh të ishte pjesë e fushatës së L’Oreal Brazil. Një vit më pas nënshkroi një kontratë me agjencinë e modelimit Elite Models. Juliana thuhetse është takuar me Kanye përmes markës së tij Yeezy. Ajo më parë ndau një foto të saj duke veshur syzet e diellit Yeezy dhe një këmishë Gap by Yeezy.