E bukur dhe bishë, Bleona pozon sipër makinës për këngën e re

Bleona-2

Bleona Qereti publikoi dje një fotografi me anë të cilës zbuloi datën e publikimit të këngës së re. “Monster” titullohet projekti në të cilin artistja duket super seksi. 5 tetori është i rezervuar për Bleonën, dhe kjo u bë e ditur përmes imazhit ku ajo ka hipur mbi një makinë, dhe pozon në një mënyrë shumë provokuese. Komentuesit i kanë vendosur epitetin “bisha”, pasi duket vërtet në top formë. Kujtojmë që projekti i saj i fundit ishe “I dont’ need your love”, që pati mjaft sukses.