E akuzuan se vrau ish-të dashurin, Ariana Grande në telashe pas vdekjes së reperit të famshëm


Lidhja e dashurisë mes këngëtares Ariana Grande dhe reperit Mac Miller zgjati rreth dy vite, para se të ndaheshin në pranverën e 2018-ës. Pak pas ndarjes ai përplasi një makinë dhe u arrestua për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, gjë për të cilën fansat akuzuan këngëtaren. Edhe tani pas vdekjes së papritur të 26-vjeçarit, fansat akuzojnë Grande-n për ndarjen nga jeta të reperit. “Instagram”-i i këngëtares u mbush me komente, që akuzonin atë për fatin tragjik të Mac Miller, i cili ndërroi jetë pasditen e se premtes dhe dyshimet e para për shkakun e vdekjes lidhen me një mbidozë droge, shkruan Panorama Plus. Si pasojë e komente negative kundrejt Ariana Grande-s, kjo e fundit ka vendosur që të heqë mundësinë për të komentuar në fotot e saj në Instagram.