Dy vite më parë ky hit i Noizyt bëri “namin”, sot reperi vlerësohet me çmimin e madh

Jemi të bindur që shumë nga ju e dëgjojnë ende hitin e Noizyt dhe Raf Camora, “Toto”. Megjithëse kanë kaluar dy vite nga publikimi i bashkëpunimit të suksesshëm, fansat ende e këndojnë dhe kërcejnë me këngën ritmike e verore. Jo më kot, reperi 34 vjeçar është vlerësuar sot me një çmim të madh. Lajmin e ka bërë vetë ai publik përmes një postimi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Teksa ka falenderuar fansat për mbështetjen e ka shprehur mirënjohje edhe ndaj gjermanit Raf, Noizy ka bërë me dije se “Toto” ka marrë çmimin “Gold” & “Platin”, që nënkupton se projekti ka tejkaluar një milionë shitje.

“Toto” gjithashtu në Youtube vazhdon e shihet, dhe ka tejkaluar 77 milionë klikime. /News31