Dy vajza të Angela Jolie bëhen operacion. Aktorja zbulon lajmin dhe jep mesazhin: Dy muajt e fundit…

Dy prej vajzave të Angelina Jolie i janë nënshtruar operacioneve. Aktorja e famshme zbuloi lajmin në një letër të publikuar nga Time në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

“Kam kaluar dy muajt e fundit mes operacioneve. Të parin të vajzës sime të madhe dhe disa ditë më parë edhe operacionin e motrës së saj të vogël për një problem me kockat,”- shkroi fituesja e Oskar, ndërsa zgjodhi të mos zbulojë emrat e tyre.

Jolie dhe ish bashkëshorti i saj Brad Pitt janë prindër të gjashtë fëmijëve, 18 vjeçarit Maddox, 16-vjeçarit Pax, 15 vjeçares Zahara, 13 vjeçares, Shiloh si edhe binjakëve 11vjeçarë Vivienne dhe Knox.

Aktivistja tha se vajzat e saj e inkurajuan atë të shkruante letrën, me titullin “Pse vajzat meritojnë dashuri dhe respekt në ditën ndërkombëtare të grave”, pavarësisht se ajo tregohet shumë private për sa i përket fëmijëve të saj.

“Ato e kuptojnë se sfida dhe lufta për të mbijetuar e për tu shëruar është diçka për të cilën krenohemi,”- shpjegoi ajo.

Jolie tregoi se dy djemtë e saj ishin shumë mbështetës ndaj motrave të tyre.

“Çiltërsia dhe instikti i vajzave të vogla për të edukuar e ndihmuar të tjerët duhet të vlerësohet dhe jo të abuzohet me këtë fakt. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për t’i mbrojtur ato, në të gjitha shoqëritë: jo vetëm kundër mënyrave ekstreme që shkelin të drejtat e vajzave, por edhe ndaj padrejtësive që aq shpesh kalojnë pa u vënë re,”– shkroi Angelina.

Ajo kërkoi që vajzat të respektohen dhe të tregohet kujdes ndaj tyre.

“Sa më të forta të rriten aq më të shëndetshme do të jenë,”- përfundoi aktorja.