Dy këngëtaret e njohura shqiptare janë shtatzëna, por lajmin po e mbajnë të fshehtë

Lajme të ëmbla na vijnë prej dy këngëtareve të njohura, Aida Doci dhe Kaltrina Selimi. Të dyja janë në pritje të ëmbël, por lajmin po e mbajnë të fshehtë. Janë burime të “Prive” që kanë zbuluar se Aida është disa muajshe shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë për herë të parë.

Ndërsa Kaltrina do të bëhet nënë për herë të dytë.

Këngëtarja është e martuar prej vitesh me një biznesmen shqiptar me banim në Britaninë e madhe. Ajo u bë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2014.

Sa i përket Aidës ajo u martua me menaxherin e saj Naser Qelin vitin e kaluar.