“Duhet të arrestohen ata që e liruan Hutrën nga burgu 3 herë”, gazetarja: Edukoni djemtë tuaj

Gazetarja Kozeta Kurti ka krijuar një festival vetëm për gruan shqiptare. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar detaje nga aktivitetet, diskutimet dhe shfaqjet teatrale në FemFest ’23.

Ndër të tjera, ajo e ka lidhur edhe me ngjarjet tronditëse që kanë ndodhur së fundmi, siç ishte rasti i Dan Hutrës i cili vrau 3 gra për 7 orë. Kurti ka thënë se duhet të arrestohen njerëzit që i bën atij nderet e jetës, duke e nxjerr nga burgu 3-4 herë. Sipas gazetares, gjithçka fillon nga edukata që prindi i jep fëmijës dhe barazia mes gjinive.

“365 ditë nuk do të ishin të mjaftueshme, jo nga 24 orë, por nga 48 orë, as për këtë festival dhe as për festivale të ngjashme me të. Jo më larg se 48 orë më përpara ndërkohë që ne flasim për problemet me dhunën, me diskriminimin, ne kemi atë rastin flagrantë që nuk di ç’të them, flagrant edhe për elementët e drejtësisë. Për mua përpara se të arrestohet agresori, duhet të arrestohen njerëzit që i bën atij nderet e jetës, duke e nxjerr nga burgu 3-4 herë. Policia apo prokuroria e fut brenda, gjykata e liron, ne kemi gjithë kohën jashtë serial killer, pa e ditur dhe në ambjentet ku jetojmë. Ka ndryshim që fillon nga vetja, unë nuk shpik dot rrotën, ndërsa ti nuk shpik dot ujin e nxehtë për herë të dytë. Por nëse ti edukon djalin tënd, që copa më e madhe e mishit nuk është e jotja, është e ndarë përgjysmë midis motrës dhe vëllait. Nëse ti e edukon fëmijën tënd me variantin tënd, që s’ka problem se ai është çun dhe ajo është goc, edhe ka ca të drejta më pak. Unë nuk kam qenë asnjëherë për barazi të gjërave që nuk munden. Një grua nuk mund ta merr dot një lavatriçe ta ngjis nga kati i parë në katin e pestë, ama aftësinë për të përceptuar, për të përthithur informacion, karrierë, për të shprehur një vullnet të lirë, patjetër që njerëzit duhet ta kenë të barabartë. Unë besoj te solidariteti, nuk besoj domosdoshmërisht te barazia, po edhe te solidariteti midis grave. Ne e kemi vënë re sidomos midis çështjeve që lidhen me gratë, nëse nuk vjen te pragu ynë probemi, ne nuk reagojmë asnjëherë. Madje, kur vjen te pragu ynë problemi, ne habitemi pse të tjerët nuk na mbështesin ne. Ne ose kemi bërë thashetheme në Facebook, e ke vënë re në një grupim të gjithë reagojnë, ndërsa fizikisht vijnë shumë pak”, u shpreh ajo./abcnews.al