Duami shkon në shtëpi, Albani dhe Miriami i bëjnë pritjen e ëmbël

Pak ditë më parë, Miriami dhe Albani u bënë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një vogëlush, të cilin e quajtën Duam. Ditën e djeshme Duami ka shkuar në shtëpi dhe prindërit me motrën janë kujdesur që t’i bëjnë pritjen e ëmbël. Ata e kanë pritur vogëlushin me një tortë nga ‘Reka Pastiçeri’ që shkruan “Mirë se erdhe Duam”.

Miriam-2

Madje Miriami ka treguar se nuk i ka rezistuar dot dhe ka shijuar pak nga torta. Kujtojmë se çifti ka zbuluar se emri i vogëlushit ka një kuptim të veçantë për ta. Nuk është vetëm titulli i këngës, por janë edhe inicialet e tyre në mes të dy emrave të vogëlushëve, DU-AM-ELI, si një shtyllë ku ata mund të mbështeten gjithmonë.