“Dua të kem një gocë, le të mos bënte këngë” – Donaldi ka një dëshirë të veçantë

Shumë afër finales, Donaldi ka shprehur një dëshirë të veçantë. Aktori kërkon të ketë një vajzë.

Biseda ka nisur me Ilir Shaqirin pasi ky i fundit i ka kërkuar vajzës së tij Emily të bëjë një këngë për të. Emily ja ka realizuar dëshirën ditën e djeshme pasi publikoi këngën e titulluar “Va tutto bene”.

Finalisti i parë i Big Brother Vip nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ka dëgjuar zërin e së bijës.

Me siguri situata emocionuese ka frymëzuar dhe Donaldin.

“Sa do të doja ta kisha një gocë, s’ka gjë le të mos bënte këngë,” – u shpreh ai.

Të premten do të transmetohet spektakli i fundit për ketë sezon të parë të Big Brother Vip. Katër finalistët janë Beniada, Donaldi, Einxhel dhe Iliri. Mund të votoni në sondazhin e News 31 për të preferuarin tuaj.