“Dua një maço”/ Jori bisedon me banorët: Shumë i urtë Shpati!

Jori, njëra prej banoreve më të reja, e cila u bë pjesë e shtëpisë “Prime” e kaluar, u ambientua shumë shpejt me pjesën më të madhe të banorëve.

Teksa po bisedonte me Oltën dhe Qetsorin në dhomën e gjumit, ajo përshkroi se si duhet të jetë mashkulli i “ëndrrave” të saj.

Jori tha se ka nevojë për një mashkull me karakter shumë të fortë, ezmer, jo shumë të bukur dhe “maço”.

Olta i sugjeroi Shpatin, por Jori tha se ai është shumë i butë si tip dhe ka nevojë për dikë që të jetë më ekspresiv.