Dua Lipa zyrtarizon lidhjen me modelin, shijojnë familjarisht Parisin

Vetëm pak kohë pasi këngëtarja shqiptarje me famë botërore Dua Lipa “thyeu rregullat e reja” pasi u rikthye me ish-të dashurin model, Isaac Carew duket se marrëdhënia e çiftit ka shkuar drejt zyrtarizimit. Babai i saj, Dukagjin Lipa ka postuar foto nga udhëtimi i tyre në Paris, të cilin e konsiderojnë udhëtim të përbashkët me familjarë të Isaac. Çifti duken shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit pas rikthimit të tyre, një ndarje që u komentua jo pak në mediat britanike dhe ato botërore. Ndarja u shoqërua me publikimin e këngës “New Rules”, vargjet e së cilës u jepte mesazh vajzave që të mos kthehen më me ish-të dashurit e tyre, e të ecin përpara me jetë. Por 22-vjeçarja Dua Lipa, ka treguar se dashuria e vërtetë i thyen ato rregulla, pasi tashmë ajo është në krahët e ish-të dashurit të saj Isaac Carew. Fotografitë e tyre të ribashkimit vijnë muaj pas ndarjes nga muzikanti Paul Klein, me të cilin Dua u lidh gjatë verës së kaluar dhe u nda në janar.