Dua Lipa shfaqet krah Elton John dhe jep lajmin e bukur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ndau mbrëmjen e sotme me ndjekësit një foto në të cilën shfaqte krah yllit Elton John. Por jo vetëm kaq pasi 25 vjeçarja na paralajmëroi edhe rreth një surprize. Ajo bëri të ditur se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation”, për të ndihmuar viktimat e SIDAs.

“Shikoni kë takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë e lumtur të performoj në “EJAF Oscars” më 25 prill me Elton John që mbështet punën e mrekullueshme që “EJAF” po bën për t’i ndihmuar njerëzit nga e gjithë bota me HIV. U shokova kur mësova që janë 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në ndërgjegjësimin, në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV-it së bashku”, ka shkruar artistja.

Sakaq, pak ditë më parë artistja u nominua nga “iHeart Radio Musoc Awards” në katër kategori: “Artistja e vitit”, “Kënga e vitit (Don’t Start Now)”, “Teksti më i mirë (Don’t Start Now) dhe “Videoklipi më i mirë (Don’t Start Now)”.

/News31