Dua Lipa rrëfen sukseset e saj në ‘The Tonight Show’

Së fundmi këngëtarja Dua Lipa ishte e ftuar në “The tonight show” të Jimmy Fallon, ku foli për te rejat rreth karrierës së saj si dhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Dua inkurajoi të gjithë ndjekësit të votojnë duke shprehur hapur mbështetjen ndaj Joe Biden.”Për të qenë e sinqertë, të gjithë e dimë ndikimin që kanë këto zgjidhje në çështjen e emigrantëve, pandemisë dhe shumë tema delikate me ndikim global.

Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se të gjithë duam të shohim ndryshime, barazi dhe besoj se të votosh është diçka shumë e rëndësishme. Të rinjtë duhet të votojnë dhe të sigurohen se zëri i tyre duhet të dëgjohet”, u shpreh Dua.

Gjithashtu Dua foli dhe për këngën  “Future nostalgia” dhe remixi i tij që është albumi më i dëgjuar në Britani dhe ndër 10 më të dëgjuarit në SHBA. E pyetur nga Jimmy rreth këtij suksesi,këngëtarja u shpreh se ndihet e lumtur për këtë gjë, por bashkëpunimi mund dhe të mos ndodhte.

”Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja me artistë të mëdhenjë dhe për të qenë e sinqertë nuk do kishte ndodhur po të mos ishte për izolimin nga pandemia. Ishte shumë bukur dhe u kënaqa shumë”,rrëfeu ajo.Ndërkohë me 26 nëntor,Lipa do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj.

Koncerti do të titullohet “Studio 2054” dhe gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.