Dua Lipa pozoi me të brendshme, Olti Curri tërheq vëmendjen me komentin epik

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është padyshim një ndër emrat më të njohur dhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale.

Talenti i saj na ka bërë të gjithëve të ndihemi krenarë dhe të shumtë janë fansat që e ndjekin në çdo hap.

Olti-2

Për të qenë më shumë në kontakt me ta, Dua ndan vazhdimisht në profilin e saj në Instagram momente të ndryshme nga përditshmëria, sipas FaxNews. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në tualet, ku shfaqet me të brendshme përpara pasqyrës. Sigurisht që në foton e saj kanë vërshuar komentet e panumërta, mirëpo ne na e tërhoqi vëmendjen komenti i Olti Currit: “Po i bën reklamë vathëve”, shkruan Olti me humor për foton ku vathët janë aksesorët që dallohen më pak dhe ne u shkrimë së qeshuri.