Dua Lipa nominohet në “Golden Globes 2024”

Janë publikuar nominimet për ceremoninë prestigjioze të çmimeve, “Golden Globes 2024”.

Këtë vit, kategoria për ‘Kënga më e mirë origjinale’ është e mbushur me përplot yje të suksesshëm ku zakonisht marrin pjesë pesë këngë, por këtë herë, organizata e zgjeroi listën e të nominuarve në secilën fushë në gjashtë.

“Barbie” kryeson duke pretenduar tre nga gjashtë vendet. Nga ky film, meloditë e shkruara dhe të kënduara nga Billie Eilish (“What Was I Made For?”), Dua Lipa (“Dance The Night”), madje edhe një i interpretuar nga ylli Ryan Gosling (“I’m Just Ken”) janë të gjitha në garë.

Më poshtë janë gjashtë këngët e nominuara për ‘Këngën më të mirë origjinale’ në “Golden Globes 2024”:

1. “Addicted to Romance” – Bruce Springsteen dhe Patti Scialfa – nga She Came to Me

2. “Dance the Night” – Caroline Ailin, Dua Lipa, Mark Ronson dhe Andrew Wyatt – nga Barbie

3. “I’m Just Ken” – Mark Ronson, Andrew Wyatt – nga Barbie

4. “Peaches” – Jack Black, Aaron Horvath, Michael Jelenic, Eric Osmond dhe John Spiker – nga The Super Mario Bros. Movie

5. “Road to Freedom” – Lenny Kravitz – nga Rustin

6. “What Was I Made For?” – Billie Eilish dhe Finneas nga Barbie.

Politiko