Dua Lipa dhe Callum Turner fotografohen duke u puthur, çifti konfirmon lidhjen

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë konfirmuar zërat se tani janë çift. Dy artistët britanikë ndezën për herë të parë thashethemet se diçka romantike po ndodhte mes tyre në fillim të janarit, kur Lipa u pa në krah të Turner-it në after-party për premierën e serialit të tij të ri, Masters of the Air. Që atëherë, daljet e tyre publike janë shtuar dhe paparacët i kanë fotografuar jo pak herë bashkë. Fotot tregojnë Turner dhe Lipa duke buzëqeshur dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke u puthur.

Në fotot e tjera, Lipa u pa me Turner në Teatrin Aero në Santa Monica, Kaliforni. Pak më vonë ajo u takua me aktorin për darkë. Dyshja thuhet se dukeshin të dashuruar teksa darkonin në R+D Kitchen në Santa Monica me një grup miqsh.

Lipa ishte në një lidhje me regjisorin francez Romain Gavras, ndërsa Turner ishte në lidhje me yllin e The Crown, Vanessa Kirby.

Kush është Callum Turner

Përveç “Masters of The Air”, prodhuar nga Tom Hanks dhe Steven Spielberg, 33-vjeçari Turner luan edhe në filmin e fundit të George Clooney, “The Boys in the Boat”, i cili sapo ka dalë në kinema. Më parë ai u shfaq në dy filma.

Balkanweb