Drini Zeqo reagon pas daljes nga BBV: Në jetë ka shumë gara, por asnjë s’është më e rëndësishme se…

Gazetari Drini Zeqo ka reaguar për herë të parë, pasi ndërpreu që në ditët e para eksperiencën në “Big Brother VIP Albania 3” për shkak të një urgjence familjare.

Në një postim në rrjetet sociale, Drini Zeqo shkruan se në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Ai bën me dije se të gjithë janë mirë, teksa paralajmëron rikthim së shpejti të tij në ekran.

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!” – shkruan Drini Zeqo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo)

Ai e ndërpreu rrugëtimin në mes të BBV, për shkak se nëna e tij u shtrua me urgjencë në spital. Drini Zeqo ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip 3.

boldnews.al