Don Xhoni ribashkohet me modelen ruse pas ndarjes së bujshme, publikohet foto romantike e çiftit

Dy vite më parë Don Xhoni “pushtoi” rrjetin me historinë e tij të dashurisë me modelen ruse Ariana Lirey. Dyshja që u njoh në mediat sociale patën një romancë publike dhe ndanin me ndjekësit e tyre thuajse çdo detaji.

Mirëpo, raporti i tyre përfundoi shpejt dhe ata ndanë rrugët. Ndarja nuk ka qenë paqësore pasi jo rrallëherë ata kanë ironizuar dhe kanë bërë deklarata të forta për njëri-tjetrin. Por, gjithsesi vazhdojnë të jenë kryefjalë e mediave.

Ariana mesa tregoi në Instagram në fund të 2022 kurorëzoi lidhjen e re në martesë duke u shfaqur me vello me partnerin duke firmosur letrat e celebrimit. Teksa publikoi videon në Instagram ajo e shoqëronte atë me këngën e Don Xhonit, “Dilema”.

Para pak javëve modelja habiti jo pak kur deklaroi në Instagram se ajo dhe Don Xhoni janë miq dhe kanë ruajtur një raport të mirë. “Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.”- shkruante modelja.

Mirëpo, duket se ata janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Nuk dime si, kur çfarë ka ndodhur konkretisht por Ariana ka publikuar në mediat sociale një foto me reperin ku shihen në makinë duke u puthur. Ajo më pas ka treguar se jan pas ka treguar se janë bashkë në Mal të Zi teksa nga Don Xhoni nuk ka ende asnjë reagim.