Don Phenom kërkon legalizimin e marijuanës

Ky sezon veror nuk ka qenë më i miri për këngëtarët dhe artistët, të cilët nuk kanë qenë shumë të zënë me koncerte dhe muzikë live për publikun, sigurisht për shkak të situatës me Covid-19. Ata që nuk janë në tur, janë përqënduar në krijimin e projekteve të reja, madje këtë vit janë publikuar dhe pritet ende të dalin, më shumë albume se kurrë më parë. Po ata që nuk janë aq aktivë plotësisht, as tek njëra as tek tjetra?

Marrim shembullin e Don Phenom, që çuditërisht ka qenë më i qetë se kolegët e tij këtë periudhë dhe mesa duket kohën po e kalon me dicka që është ende ilegale në Shqipëri. Po flasim për marijuanën. Reperi nuk është dakord për këtë gjë dhe me anë të një postimi në Instagram, ku shihet duke e tymosur, kërkon legalizimin e saj.

I mbuluar nga tymi, Phenom thotë: “Legalize it”, që është edhe “himni” i atyre që e konsumojnë marijuanën. Kujtojmë se në Shqipëri ka plane që ky legalizim të ndodhë, por vetëm për cannabis-in mjekësor, duke ndjekur shembullin e disa vendeve evropiane.

Le të themi që do të plotësohet vetëm gjysma e kërkesës e Don Phenom dhe atyre që do të kërkojnë të njejtën gjë.

/News31.al