Doktori i ‘Fiks Fare’ preku me rrëfimin, reagon Albana Osmani: “Ai nuk ka nevojë për mëshirë”!…

Ka qenë një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, dhe së fundi, Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si “Doktori’ i FiksFare”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë që bëri. Në një intervistë për “Syri TV”. Aktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran,(Fiks Fare), ndërsa rrëfeu problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje. Ndërkohë, tregoi episode e bullizmit, dhe epitetet që e kanë vrarë shpirtërisht.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë secc duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, tha ai, ndërsa shtoi se njëri prej prindërve ka 3 vite në krevat, ndërsa është fëmijë i vetëm, pa motër e vëlla.

Intervista nxiti Kjo intervistë e Doktorit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, por edhe nga personazhe publik ku një ndër to është Albana Osmani. Moderatorja ka reaguar e ‘revoltuar’ ndaj reagimeve të njerëzve të cilët kanë shprehur keqardhje për Gentin. Sipas saj, Doktori nuk ka nevojë për mëshirë pasi ai nuk është aspak një njeri i dobët por përkundrazi është ‘një nga luftëtarët më të fortë që ajo njeh’.

“Gent Pjetri , apo Doktori i Fiks Fare shume i dashur per publikun dhe shume i dashur nga te gjithe ne qe e njohim nga afer . Nuk ka nevoje te perdoret ne momente delikate !! Dhe ju garantoj qe nuk ka nevoje as per meshire në thelb . Thjesht jane momente delikate , qe kushdo në jete i kalon në forma te ndryshme , dhe pse disa jane me te forte per te “fshehur“ . Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj. Ai në fakt nuk eshte aspak i dobet , perkundrazi eshte nje nga luftetaret me te pamposhtur qe njoh qofte edhe me sfiden e tij “nje gote me shume “ .Se jeta nuk na perkedhel gjithmone . Gent Pjetri eshte me shume se sa prezantues , me shume se sa aktor, ai eshte nje artist i madh qe personalisht kam patur fatin te punoj me te dhe te mesoj prej tij shume . Eshte bekim te kesh permbi te gjitha , te kesh nje Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli qe pertej anes profesionale qe mbetet në histori , kam qene e impresionuar se sa shume kujdesej per stafin . Se fundja puna eshte pune , ku ka kerkese pune dhe ritem dhe ditet nuk jane njesoj asnjehere .Por aty punohet si brenda nje çatie shtepie. Te besh televizion eshte sfiduese dhe publiku eshte dalluesi dhe gjykuesi me i mire i cilesise , edhe pse në mendesine time se fundmi cilesia shpesh ka çeduar , pasi edhe vete bota eshte revulucionarizuar nga “fenomenet “ qe perbejne lajm e ngjarje ‘dhe pse keq mbetet mire’ se lufta behet per vemendje . Keshtu kushdo qe vuri Doktorin në vemendje dhe shfrytezoi nje moment delikat te tij , nuk bete me shume se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njeri i rralle me nje zemer si askush dhe nuk i bete asgje .Doku ti ske nevoje të te thone bravo dhe besoj kjo ka qene nje nga ato autoironite e tua ,se vetem aq here sa ke shkundur audiencen se qeshuri në studio keto jane bravo-t qe shpirti te ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur .Tashme do te thoja qe te dua shume po shume , dhe forca se kemi gjysmen tjeter perpara dhe padyshim i mungon Ekranit 📺 Duhet te jesh aty per ate qe TI je dhe po , kjo eshte sfida ! Tupu ime ❤️”, ka shkruar ajo.

Bordo