Dojna Mema, lamtumira me Top Channel mesa duket zgjati shumë shumë pak

Duket se largimi i Dojna Memës nga ekrani i ‘Top Channel’ nuk do të zgjasë dhe për shumë. Burime për ‘News31’ kanë treguar së fundmi se moderatorja do të rikthehet në formatin ‘E diell’ në rubrikën ‘Just Dance’, ku autor do të jetë Graciano Tagani.

Sipas tyre Mema do të drejtojë konkursin, i cili do të vendosë përballë njëri-tjetrit të rinj të talentuar në kërcim. Nuk dihet ende nëse rikthimi i Dojnës është i vërtetë, megjithatë derimë tani vetë ajo ka zgjedhur të mos tregojë asnjë detaj.

Pak ditë më parë i ftuar në ‘Ftesë në 5’, Graciano u shpreh shumë i entuziasmuar për këtë projekt, megjithëse nuk shtoi asnjë detaj rreth moderimit të tij./revistawho.com