‘Doja që Evita të rritej me idenë e një nëne të vërtetë’, Elsa Lila rrëfen arsyet e distancimit nga karriera

“Finalmente Elsa” do të titullohet koncerti i parë recital i artistes së mirënjohur shqiptare, Elsa Lila, tek i cili këngëtarja thotë se do të këndohen shumë këngë që e kanë shoqëruar përgjatë viteve të karrierës.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, artisja Elsa Lila është shprehur se arsyeja e distancimit nga publiku i gjerë që nga viti 2007 e në vazhdim ka qenë përkushtimi ndaj të bijës.

Një tjetër arsye pse Elsa Lilën nuk e kemi parë të shfaqet shumë në publik ka qenë edhe studimi i muzikës baroke.

““Finalmente Elsa” ishte lajmotivi që dëgjoja më shumë pas pjesëmarrjes së festival vitin e kaluar. Kur u ktheva, njerëzit më thonin që “më në fund u riktheve”. Ky është koncerti i parë recital në Shqipëri me një bandë live, e titulluar “Finalmente Elsa” për të krijuar një urë mes 2 vendeve, të personazhit tim që jeton mes 2 vendeve. Jam mundur që në mënyrën time të jem prezente në media. Në 2011 u bëra nënë e Evitës dhe u tërhoqa për disa vite për t’u kujdesur për disa vite. Në rastin tim, në vitet e para të fëmijërisë së Evitës ka qenë vërtetë e vështirë, jam një nënë e dedikuar ndaj saj dhe doja t’i qëndroja pranë, doja që të rritej me idenë e një nënë të vërtetë. Pas lindjes së Evitës, studiova muzikë baroke. Kryesisht jam marrë me studimin e kompozitorëve italianë. Në “Finalmente Elsa” do të jetë rrugëtim i 27 viteve karrierë të këngëve që më kanë përfaqësuar. Janë këngët që kanë shoqëruar publikun gjatë kësaj marrëdhënie dashurie time. Do të këndohet live “Pyes lotin”, “Diferenca je ti”, “Valeria”, “Il senso della vita”, “Margjelo” e shumë e shumë këngë të tjera që më kanë shoqëruar mua. Jam shfaqur në skena italiane me një publik specifik, por në fakt prej vitit të kaluar jam rikthyer muzikës së lehtë sepse më mungonte. Realizimet muzikore i bëj në Itali. Jam marrë me muzikë baroke, por më mungonin platetë e mëdha dhe dashuria e një publiku të gjerë që ndjek muzikën e lehtë. Platea e muzikës baroke është e ftohtë, por do të vazhdoj ta kultivoj sepse ëndërroj kur unë të jem 50 e vjet kursur vjeç të kem evoluar në një tjetër shkallë. Fakti që unë u bëra nënë ishte një ndryshim i madh në jetën time dhe ishte zgjedhja ime që të tërhiqesha duke rritur Evitën, duke studiuar muzikën. Nuk më mjaftonte më duke u rritur thjeshtë muzika e lehtë.”

Class