Do të sjellë shumë shpejt projektin e ri muzikor, Dafina Zeqiri zbulon pamjet nga xhirimet e klipit

Dafina Zeqiri ka zbuluar për fansat e saj se shumë shpejt do të sjellë projektin më të ri muzikor. Ditën e sotme artisja ka publikuar në profilin e saj pamje nga xhirimet e klipit.Në video Dafina shfaqet duke kërcyer sipër një kubi dhe duke kënduar: “A po i lejna inatet me t’ni edhe një nate, come again baby come again”

Nuk kishte si të mungonte dhe prezenca e Dj Geek, i cili gjendet gjithmonë pranë këngëtares në projektet e saj.

Artistja ka treguar se kjo këngë do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Muma, dhe do të titullohet “Dashni”.

Ndërkaq, kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes dyshes, pasi vitin e kaluar ata sollën remiksin e këngës “Pa ty”, e cila u pëlqye shumë nga publiku, ku numëron mbi 52 milionë klikime në Youtube.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)